​Ljinders: Liverpooli duhet të tregojë durim me Konaten

​Ljinders: Liverpooli duhet të tregojë durim me Konaten

Asistenti i Jurgen Klopp Pep Ljinders ka thënë që Liverpoolit duhet të jetë i durueshëm me transferimin e ri Ibrahima Konate para ndeshjes në Carabao Cup kundër Norwich City.

Konate u transferua nga skuadra e RB Leipzig te Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar të transferimeve për një shumë afro 40 milionë eurosh, dhe bëri debutimin e tij në Premier Ligë kundër Crystal Palace, përcjell KosovaPress.

Por, si duket Konate duhet të jetë ende i durueshëm për të fituar besimin e Klopp, pasi që para tij zgjedhje e trajnerit gjerman janë Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip.


Sidoqoftë, Ljinders sugjeroi që Van Dijk duhet të përjashtohet në këtë zgjedhje, ku e përdori shembullin e Robertson se sa kohë mund t’i duhet për tu përshtatur me jetën në “Anfield”.

“Robertson i tha Konates që të gjithëve na duhet kohë për t’iu përshtatur stilit të lojës. Sigurisht që Van Dijk është nga ata lojtarët që menjëherë është përshtatur në stilin tonë”, tha Ljinders.

“Konate fizikisht është një bishë. Ai mund të mbajë shumë lojtarë para vetes. Është duke u përshtatur shumë mirë. Është ende shumë i ri. Ishte gjë tejet e mirë për të që të bëjë debutimin e tij, dhe tani të shikojë mundësinë drejt ndeshjes së radhës”, shtoi asistenti i Klopp.

Ndeshja e radhës e Liverpoolit është sonte me fillim nga ora 20:45, ku do të jetë mysafirë i skuadrës së Norwich Cityt, dhe pritet që në qendër të mbrojtjes të fillojë Ibrahima Konate.

Lexo edhe

Video