​Liverpooli “stërvitet” në “Old Trafford”, Salah dëshmon sërish vlerat e mëdha të tij

​Liverpooli “stërvitet” në “Old Trafford”, Salah dëshmon sërish vlerat e mëdha të tij

Ballafaqimi ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit ushte pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë adhuruesit e futbollit, por ajo që ndodhi në fushë nuk i përmbushi të gjitha këto pritje.

Dy gjigantët anglezë u përplasën në “Old Trafford” të dielën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Premier Ligës, por që e gjithë shfaqja i takoi Liverpoolit që mori fitore të thellë me rezultat 5-0, transmeton KosovaPress.

Vetëm brenda 45 minutave të para, “Të kuqtë” krijuan epërsi të thellë prej 4-0 ndaj “Djajve të Kuq”. Naby Keita e hapi serinë e golave në minutën e pesët, pastaj Jota e dyfishoi e thelloi epërsinë në 2-0 në minutën e 13’ para se Mohamed Salah të niste shkëlqëimin e tij me golin e parë të realizuar në minutën e 38’ dhe pastaj edhe të dytin në fund të fraskionit të parë.


Vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Salah e shënon golin e tij të tretë personal në këtë ndeshje dhe të pestin për Liverpoolin dhe me këtë gol edhe u vendos rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Vlen të theksohet se në minutën e 60 të ndeshjes Paul Pogba u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Pas kësaj ndeshjeje, Liverpooli ka të mbledhura 21 pikë bë vendin e dytë kurse Manchester United mbetet në vendin e shtatë me 14 pikë.

Lexo edhe

Video

error: