Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Liverpooli në Superligë, tifozët të acaruar ndërmarrin aksion jashtë stadiumit “Anfield Road”

​Liverpooli në Superligë, tifozët të acaruar ndërmarrin aksion jashtë stadiumit “Anfield Road”

Liverpooli është njëra nga 12 skuadrat të cilat kanë pranuar përfshirjen në Superligën evropiane të klubeve e cila u zyrtarizua ditën e djeshme.

Trajneri i skuadrës Jurgen Klopp e kishte kundërshtuar një ide të tillë në vitin 2019 dhe duket se kundër kësaj gare janë edhe tifozët e kësaj skuadre, përcjell KosovaPress.


Tifozë të kampionit në fuqi të Premierligës janë mbledhur jashtë stadiumit “Anfield Road” dhe janë duke vendosur pankarta përmes të cilave po e kundërshtojnë përfshirjen e skuadrës së tyre të zemrës në këtë krijesë të re.

“Tifozët e Liverpoolit janë kundër Superligës Evropiane”, kanë shkruar ata.

Ndryshe, kjo garë e re është duke ngjallur reagime të shumta në opinionin sportdashës.

Lexo edhe

Video

error: