​Liverpool përzgjidhet si qyteti mikpritës i Eurovision 2023

​Liverpool përzgjidhet si qyteti mikpritës i Eurovision 2023

Liverpool është shpallur si qyteti në Mbretërinë e Bashkuar që do të presë Festivalin Evropian të Këngës vitin e ardhshëm, duke “mposhtur” Glasgow.

Mbretëria e Bashkuar pret të zhvillojë konkursin ndërkombëtar të këngës pasi organizatorët vendosën se nuk mund të mbahej në vendin fitues Ukrainën, për shkak të luftës në vazhdim.

Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi festivalin e vitit 2022 në Torino.


Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, së fundmi në Birmingham në 1998. Në organizimin e radhës, vendi është zotuar të shfaqë kulturën dhe muzikën ukrainase.

Kryetari i Bashkisë së Liverpoolit, Roy Gladden, reagoi pas lajmit duke premtuar një festival që nuk është bërë kurrë më parë, raportoi BBC.

“Ne e kemi dashur atë, e prisnim. Do të kemi një festival që nuk është bërë kurrë më parë”, tha ai.

Dy netët e gjysmëfinales të Eurovizion do të zhvillohen më 9 dhe 11 maj, ndërsa finalja e madhe do jetë më 13 maj. 

Video