​Liverpool kërkon mesfushorin spanjoll si zëvendësim për Wijnaldum

​Liverpool kërkon mesfushorin spanjoll si zëvendësim për Wijnaldum

Liverpool është i gatshëm për të bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh drejt Atletico Madridit për të përfituar shërbimet e mesfushorit Saul Niguez, përcjell KosovaPress.


Trajneri Jurgen Klopp dëshiron që të sjellë një zëvendësim për mesfushorin holandez Georginio Wijnaldum, i cili u largua nga “Anfieldi” drejt Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Sezonin e kaluar, Saul ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm dy gola dhe një asistim për skuadrën e Atletico Madridit, ku edhe e fitoi La Ligan spanjolle.

Lexo edhe

Video