​Liverpool-City, mbyllet pa fitues derbi i zjarrtë në “Anfield Road”

​Liverpool-City, mbyllet pa fitues derbi i zjarrtë në “Anfield Road”

Ka përfunduar pa fitues ndeshja “e çmendur” e Premier Ligës, ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt e cila u zhvillua të dielën në stadiumin “Anfield Road”.

Pjesa e parë nuk dhe atë që pritej nga këto dy skuadra dhe rrjedhimisht nuk u realizua asnjë gol, përcjellë KosovaPress.

Por, një ndeshje tjetër u pa në fraksionin e dytë kur të dy ekipet e kërkuan me ngul fitoren por që në fund nuk i takoi asnjërës pasi rezultati final ishte 2-2.


Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Sadio Manes në minutën e 59, por vetëm dhjetë minuta më vonë Foden e riktheu barazpeshën në fushë.

Mohamed Salah u përkujdes që ta rikthente avantazhin e skuadrës së Jurgen Klopp, por mesfushori fantastik i Citut Kevin De Bruyne u përkujdes për të shënuar për rezultatin përfundimtar 2-2 dhe vendosjen e paqe në “Anfield”.

Pas shtatë ndeshjeve, Liverpooli ka 15 pikë në vendin e dytë, kurse Manchester City 15 pikë në vendin e tretë.

Tabela kryesohet nga Chelsea me 16 pikë.

Lexo edhe

Video

error: