Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori pjesë në protestën e organizuar pasditen e së shtunës kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti dhe Ligjit për pagën minimale.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje po shkatërron çdo të arritur të shtetit të Kosovës në më pak se dy vite qeverisje.
Limaj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje duan të shkatërrojnë të gjithë ata që nuk mendojnë njëjtë si në këtë parti, pavarësisht a është veteran i luftës, arsimtar, sindikata, gazetar apo opinionistë.
Protesta e së shtunës është mbyllur e qetë ndërsa është paralajmëruar se ato do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me kërkesat që veteranët e UÇK-së të marrin beneficionet e tyre në lartësinë e pagës minimale.