​Limaj: Shtetin o kemi me mbrojt të gjithë, o do të dështojmë të gjithë

​Limaj: Shtetin o kemi me mbrojt të gjithë, o do të dështojmë të gjithë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë fjalimit të tij në seancën e mocionit të mosbesimit për rrëzim të qeverisë së Kosovës, tha se kjo qeveri çdo ditë e ka provokuar rrëzimin e saj.

Derisa apeloi që mos të rëndohet më shumë jeta e qytetarëve, deputeti nga radhët e Nismës tha se përplasja në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit, Hashim Thaçi ka qenë e panevojshme.


Sipas tij Kosova nuk mbrohet vetëm nga një individë.

“Është keq sot që në këtë situatë me e provokua rrëzimin e qeverisë nga vetë ju. Nga fillimi në fakt sidomos në muajin që thash qeveria e Kosovës pothuajse çdo dit  e ka provokuar vetën me u rrëzua nga veprimet e saj dhe sot jemi këtu ku jemi. Nuk ka vend në botë që e rrëzon qeverinë në situate të tilla, saktë veç nuk ka asnjë vend në botë që qeveria e rrëzon vetën në situata të tilla nga veprimet e veta. Mungesa e bashkëpunimit dhe lidershipit ka sjell këtu ku jemi sot.. Nuk ka me mbrojtur Kosovën një njeri, kurrë nuk e ka mbrojtur kurrë njeriu, një individ kurrë, dhe kurrë Kosova nuk ka me u mbrojtur prej asnjë partie politike dhe prej as një njeriu. O kemi me mbrojtur të gjithë ose kemi me dështua. Nëse nuk punojmë bashkë kemi me dështua, nëse mendojmë me I mbajt shpresat tek një individë kemi me dështua. Unë e kuptoj që duhet me fol për qytetarët apeli im është që mos t’ua rëndojmë më shumë jetën , t’i japim epilog kësaj teme dhe të gjejmë rrugë të koordinimit të aktivitetit tonë të përbashkët në temat nacionale që na presin”, theksoi Limaj.

Lexo edhe

error: