​Leo Messi – Barcelona, njoftimi i rëndësishëm pritet të vijë në javën që po vjen

​Leo Messi – Barcelona, njoftimi i rëndësishëm pritet të vijë në javën që po vjen

Duket se e ardhmja e Lionel Messit me Barcelonën do të qartësohet përfundimisht brenda pak ditësh.

Drejtuesit e klubit katalanas dhe agjentët e lojtarit janë në bisedime për vazhdimin e kontratës së yllit argjentinas për mua të tërë dhe sipas lajmeve të fundit që vijnë edhe nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, palët janë tashmë shumë afër gjetjes së akordit për vazhdimin e kontratës, përcjellë KosovaPress.


Sipas Romanos, zgjatja e kontratës së Lionel Messitme Barcelonën po shkon drejt mbylljes.

Bordi i Barçës dhe agjentët e Lionel Messit ndihen tani të sigurt për të njoftuar zyrtarisht marrëveshjen deri në muajin qershor të vitit 2023 javën e ardhshme.

Të dy palët e përfshira po punojnë për të rregulluar detajet përfundimtare të klauzolave ​​të kontratës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.