​Lëndohen tre policë në aksident trafiku

​Lëndohen tre policë në aksident trafiku

Tre zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.


Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicë, Avni Zahiti, i tha KosovaPress-it se shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen dhe janë duke u kryer hetime.

“Aksident ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ai.

Lexo edhe

Video