​Lekaj: Nga kjo qeveri nuk po shihet asnjë plan për të ndihmuar bizneset

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj thotë se nga kjo qeveri nuk p shihet ndonjë iniciativë apo planifikim ekonomik që do u dal në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve. Lekaj ngriti si shqetësim edhe uljen e të ardhurave në nivelin lokal.

“Qytetarët nuk harrojnë që Vetëvendosje ishte ajo që bllokoi me muaj të tërë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku sipas jush ishte një ligj i rrezikshëm dhe i palogjikshëm e siç e dimë mungesa e këtij ligji hedikepoi shumë veprimtari dhe  biznese  e qytetar dhe se një pjesë të madhe të fajit në këtë proces të humbjeve keni gisht edhe ju si parti  madje më shumë se të gjithë. Për keqardhje, atëherë ka pasur për çka të votohet ndërsa tani nga ministria dhe qeveria nuk po shohim ndonjë iniciative, ide apo planifikim ekonomik për të ndihmuar bizneset sektori ekonomi apo qytetarë. Kjo nuk mund të njihet ndryshe përveç një dështim si rrjedhojë e pa planifikimit të një qeveri pa projekte që nuk di të udhëheqë.  E për më keq ne si opozitë nuk mund t’i mbyllim sytë sepse pandemia ka krijuar efektet negative gjithandej vendit dhe kjo ka ndikuar në uljen e mirëqenies qytetare”, tha Lekaj.


Lekaj tutje tha se me Qeverinë Kurti situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe kjo po vërehet edhe në pushtetin lokal.

“Situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Vërejte që pushteti lokal është përballur me vështirësi si rezultat i ndryshimeve thelbësore në buxheti dhe menaxhim financiar  dhe qytetari është duke pësuar e them sepse nga të dhënat që i kemi e shohim se qeveritë komunale kanë rënie të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat, taksës së shitjes dhe të ardhurave të tjera. Kombinimi i vlerave të tjera negative siç janë ulja e të ardhurave e rritja e nivelit të papunësisë dhe kosto të larta shëndetësore kanë shkuar në rënie dhe mungesa të paparashikuara  për nivelin komunal. Kjo është shqetësuese dhe një alarm për të gjithë ne sepse ndikimi i këtyre ndryshimeve në të ardhura paraqet rënie të mundshme dhe të pafavorshme të infrastrukturës , shëndetësisë, arsimit”, tha Lekaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: