​Largohet nga puna zyrtari doganor, dyshohet se keqpërdori pozitën

​Largohet nga puna zyrtari doganor, dyshohet se keqpërdori pozitën

Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në një komunikatë për media thuhet se provat e administruara nga Dogana e Kosovës vërtetojnë shkeljet që zyrtari i pushuar ka bërë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.


“Provat e administruara lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vërmicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejojë asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, thuhet po aty.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, qe synojmë ti zgjerojmë ne te ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Lexo edhe

Video