​Lajmërohet Eriksen, ky është mesazhi i tij

​Lajmërohet Eriksen, ky është mesazhi i tij

Mesfushori i Danimarkës Christian Eriksen ka folur për herë të parë pas problemeve shëndetësore që pati gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë ku humbi ndjenjat dhe ra në tokë duke ngjallur panik tek e gjithë bota e futbollit.

Ai tani është në gjendje më stabile dhe iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh falënderues dhe inkurajues, përcjellë KosovaPress.


“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mrekullueshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, ka shkruar fillimisht mesfushori i Interit.

“Jam mirë në këto rrethana. Ende duhet të bëj disa analiza në spital por ndihem mirë. Tani unë bëj tifo për djemtë e Kombëtares së Danimarkës për ndeshjet e radhës, luani për të gjithë ne. Ju uroj më të mirën, Christian!”, ka përfunduar ai.

Ende nuk dihet nëse Eriksen do të mund të luajë sërish futboll për shkak se gjendja e tij duhet të vlerësohet në vazhdim.

Lexo edhe

Video