​Lajm i keq për Paulo Dybalan

​Lajm i keq për Paulo Dybalan

Janë 10 lojtarë që luajnë në Serie A të përfshirë në skuadrën e Argjentinës për kualifikimet e Kupës së Botës, përfshirë Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez, por Paulo Dybala është lënë jashtë.

Trajneri Lionel Scaloni ka shpallur listën për ndeshjet e ardhshme kundër Kilit dhe Kolumbisë, përcjell KosovaPress.

Aty janë përfshirë Joaquin Correa (Lazio), Juan Musso, Rodrigo De Paul (Udinese), Nahuel Molina (Udinese), Nico Dominguez (Bologna), Lautaro Martinez (Inter), German Pezzella, Lucas Martinez Quarta (Fiorentina), Cristian Romero dhe Jose Luis Palomino ( Atalanta).


Sidoqoftë, sulmuesi i Juventusit Dybala nuk është ftuar, pavarësisht se rizbuloi formën e tij së fundmi pas dëmtimit.

Kjo është lista e plotë:

Marcos Acuna, Sergio Aguero, Lucas Alario, Emiliano Buendia, Angel Correa, Joaquin Correa, Rodrigo De Paul, Angel Di Maria, Nicolas Dominguez, Juan Foyth, Alejandro Gomez, Nicolas Gonzalez, Giovanni Lo Celso, Agustin Marchesin, Emiliano Martinez, Lautaro Martinez, Lisandro Martinez, Lucas Martinez Quarta, Lionel Messi, Nahuel Molina, Juan Musso, Guido Rodriguez, Cristian Romero, Lucas Ocampos, Nicolas Otamendi, Exequiel Palacios, Jose Luis Palomino, Leandro Paredes, German Pezzella, Nicolas Tagliafico

Lexo edhe

Video