Prishtina e ka zhvilluar ndeshjen e parë përgatitore nën urdhrat e trajneri të ri, Ismet Munishi.
Skuadra kryeqytetase është përballur me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1.
Golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Kreshnik Uka derisa për ’89-shin shënoi Rilind Namani, përcjellë KosovaPress.