​Ky është 33-vjeçari që humbi jetën në aksident në Gjakovë, djali i vetëm i familjes Gjini

​Ky është 33-vjeçari që humbi jetën në aksident në Gjakovë, djali i vetëm i familjes Gjini

Drejtuesi i autoambulancës që humbi jetën në një aksident trafiku është Skofiar Gjini, 33-vjeçar. Skofiari ishte djali i vetëm i familjes Gjini nga Gjakova ndërsa la pas vetes gruan dhe dy vajza të vogla.

I at ii Skofiarit, Gëzimi, përmes një postimi në rrjete sociale, tha se djali shkoi për të shpëtuar jetë e e humbi jetën e vet.


“Pse na ike kështu, pse i la babë e nonë, grua dhe dy vajza!? Përfundoi jeta për ty por edhe për ne si prindër. Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde! Këtë shkaktar vdekjeje, lë ta dënoj Ligji ose do ta dënoj Kanuni! Skofiar të emërova me emër, Skofiar ishe në jetë!”, shkroi Gëzimi.

Ai njoftoi se varrimi dhe e pamja për djalin do të mbahet sot në ora 19:00 në varrezat e reja në Gjakovë. 

Lexo edhe

Video