​Kuvendi zgjodhi dy anëtarë në KGJK dhe një anëtar të bordit të RTK-së

​Kuvendi zgjodhi dy anëtarë në KGJK dhe një anëtar të bordit të RTK-së

​Kuvendi zgjodhi dy anëtarë në KGJK dhe një anëtar të bordit të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës nga komuniteti serb, ndërsa dështoi të zgjidhet një anëtar nga komunitetet tjera jo shumicë, rrjedhimisht për këtë pozitë do të rishpallet konkursi.


Për pozitën e një anëtari të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve  nga komuniteti serb u zgjodh Nikolla Kabashiq, ndërsa për pozitën e një anëtari në KGJK nga radhët e jo gjyqtarëve u zgjodh Adriana Miletiq.

Në seancën e sotme, Kuvendi zgjodhi edhe Birol Urcan në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

Lexo edhe

Video