​Kuvendi shkarkon Gjyldane Kiçmarin nga pozita e anëtares së bordit në KOSTT

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 67 vota për kanë shkarkuar Gjyldane Kiçmari nga pozita e anëtares së bordit të ndërmarrjes publike KOSTT, për shkak të konfliktit të interesit. Përveç partisë në pushtet, pro këtij shkarkimi u shprehën edhe nga PDK-ja, ndërsa dhjetë deputetët e LDK-së abstenuan.

Në seancën e sotme plenare, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, njëherësh edhe anëtare e Komisionit për Ekonomi, nga ku erdhi rekomandimi për shkarkim, tha se Kiçmari mbante dy pozita publike, e kjo sipas saj është konflikt interesi.


“Në momentin e zgjedhjes ajo duhet të shmangte konfliktin e interesit, gjë të cilën nuk e ka bërë, por edhe më tej ajo insiston që Kuvendi ta subvencionon me kompensim. Kuvendi nuk cakton kompensimi, por institucioni ku punon, apo është emëruar”, tha ajo.

Përkrahje këtij shkarkimi i dha edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Grupi parlamentar i PDK-së do ta mbështet një propozim të tillë, ne edhe vitin e kaluar kur është votuar personi në fjalë kemi votuar kundër. Largimi i saj është lajm i mirë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: