​Kuvendi miraton rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve

​Kuvendi miraton rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve

Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë për adresimin e rritjes së çmimeve, propozim ky i partisë në pushtet.

Rezoluta u miratua më 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Lëvizja Vetëvendosje pati propozuar inicimin e projektligjit për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë. Më 30 qershor shefja e deputetëve të shumicës, Mimoza Kusari-Lila, pati prezantuar propozimin e kësaj partie.

“Grupi ynë parlamentar propozon që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, ato të cilat janë të përcaktuara edhe me ligjin e TVSh-së dhe që janë me normën 8 për qind. Në këtë listë të produkteve hyjnë drithërat, kripa, sheqeri, qumështi dhe produktet e qumështit, vaji për ushqim, vezët si dhe disa produkte të tjera bazike. Është e nevojshme draftimi dhe miratimi me procedurë të shpejtuar për të sanuar efektet e rritjes së çmimeve dhe për të vendosur një kontroll tek ata të cilët në situatë krize shfrytëzojnë mundësitë për të përfituar jashtë normave dhe etikës biznesore”, deklaroi shefja e deputetëve të LVV-së.


Kuvendi po sot ka votuar në lexim të dytë projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe raportin vjetor për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Deputetët gjithashtu e kanë miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe raportin vjetor të KOST-it për vitin 2021.

Në këtë seancë u miratua edhe propozim-vendimi i qeverisë për hartimin e planit hapësinor të Kosovës dhe propozimin e qeverisë për hartimin e planit hapësinor për Parkun Kombëtar Sharri.

Kuvendi ka votuar edhe Maja Martinoviq për anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të akreditimit.

Lexo edhe

Video