​Kush i publikoi detajet e kontratës së Messit? Flet Bartomeu

​Kush i publikoi detajet e kontratës së Messit? Flet Bartomeu

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka mohuar zbulimin e detajeve të kontratës së Lionel Messit dhe thotë se kapiteni i Argjentinës e meriton pagën e tij aktuale.

Gazeta Spanjolle “El Mundo” të dielën raportoi se marrëveshja që kapiteni i Barçës nënshkroi në vitin 2017 mund t’i sillte atij më shumë se 555 milionë euro brenda katër viteve.

Pas publikimit të këtyre detajeve private, pati reagime të shumta se kush mund t’i ketë nxjerrur ato në media dhe ishte trajneri Ronald Koeman i cili kërkoi që t’i tregohet dera atyre që i publikuan këto informata nëse janë pjesë e klubit katalanas.

Tani në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i cili ka mohuar se ai ka të bëjë me këto informacione të publikuara, përcjell KosovaPress.


“Është një çështje shumë serioze dhe është krejtësisht e paligjshme të lëshosh kontrata profesionale.”, tha ai për Esport3

“Të flasësh në TV dhe të bësh akuza është e lehtë, por nuk është një shaka dhe kjo do të përfundojë në gjykatë.”

Më tutje Bartomeu shtoi:

“Leo meriton atë që fiton. Si për arsye profesionale ashtu edhe për arsye komerciale. Pa pandeminë, Barcelona lehtë mund t’i paguante ato shifra.”.

Lexo edhe

Video