​Kusari-Lila: Të mos përdoret bllokada e opozitës që të krijohet bindja se dikush po fsheh diçka

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila ka bërë thirrje për koordinim me partitë opozitare për themelimin e komisionit hetimor për çështjet e energjisë.

Sipas saj, krijimi i komisionit hetimor parlamentar në mënyrën se si e ka proceduar opozita është shkelje mbi dispozitat aktuale ligjore për hetim parlamentar.


Po bëj thirrje që të ulemi bashkë me ju kryetar, shefat e grupeve parlamentare, të gjendet modaliteti i cili i jep kahje, drejtim kësaj çështje tepër me rëndësi për funksionimin parlamentar pra mos të përdoret bllokada e opozitës me u kriju bindja që dikush këtu po do me fsheh diçka. Ne jemi 100% në shërbim të transparencës, të llogaridhënies dhe natyrisht funksionimit të mirëfilltë të Kuvendit”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se seanca plenare është ftuar me mbledhje të rregullt të kryesisë, e cila sipas saj e ka pasur kuorumin e mjaftueshëm.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.