​Kusari-Lila: Shpresoj të kemi dalje masive të qytetarëve në këto zgjedhje

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kuari-Lila ka thënë se zgjedhjet lokale kanë një rëndësi të veçantë për qytetarët në secilën komunë.

Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar, Kusari-Lila ka ftuar qytetarët që të dalin për të votuar.


“Uroj e shpresoj që të gjithë sot të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, zgjedhjet lokale siç është treguar ndër vite kanë një rendësi të veçantë për të gjithë qytetarët e secilës komunë veç e veç e në këtë rast edhe të Komunës së Gjakovës. Moti është shumë i mirë, reshjet kanë pushuar, andaj nuk ka arsyetime për të mos dalur, temperaturat janë të përballueshme, andaj shpresoj siç është kjo energji pozitive dhe ndryshimet që erdhën për mirë ashtu do të kemi edhe rezultat të zgjedhjeve pozitiv, dhe dalje masive në këto zgjedhje”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 në Komunën e Gjakovës kanë votuar 27 mijë e 517 qytetarë me të drejtë vote, apo 24.32%.

Lexo edhe

Video

error: