​Kusari-Lila: Partitë politike duhet të jenë të vetëdijshme për situatën me Serbinë

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit për çka ka thënë se, përkundër shqetësimeve që sjellin këto sulme, asgjë nuk është e çuditshme në rrethanat gjeopolitike në të cilat është aktualisht Evropa. Ajo ka folur për lajme të rreme dhe ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të jenë të vetëdijshme për tentimet e Serbisë për ndikim në Kosovë.

Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se agresioni rus në Ukrainë ka përcjellë efektin e tij në kërcënimin e sigurisë në shtetet që kufizohen me Rusinë apo ato që kanë lidhje strategjike me këtë shtet.


Në situatën kur nuk mund të kontrollojmë rrethanat e krijuara nga të tjerët është e domosdoshëm të kontrollojmë sjelljen tonë ndaj rrethanave të imponuara nga jashtë. Në planin ushtarak Kosova e ka Forcën e Sigurisë që po forcohet çdo ditë dhe ndonëse nuk është anëtare e NATO-s trupat e aleancës janë këtu me misionin e KFOR-it dhe siç e ceka më lart, ajo tashmë e ka dërguar mesazhin që është e gatshme të ndihmojë kur kërkohet. Ndërsa për ndërhyrje të tjetra sikur ‘fake neës’, ndërhyrjet ligjore dhe diplomatike, tashmë kemi parë tentime e mekanizma përmes së cilave u tentua e po tentohet të ndikohet në Kosovë. Është e rëndësisë së veçantë që partitë politike në vend të jenë të vetëdijshme për këtë situatë nëse janë të gatshme, kuptohet, që të punojnë për interesat e shtetit tonë”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur për luftë hibride dhe sipas saj një pjesë e opozitës ka rënë në kurth.

“Këtë javë e kemi parë se si një pjesë e opozitës ka rënën në kurth me vetëdije apo ajo veçse është e sigurt që me vetëdije nuk po duan të dalin prej kurthit. Lufta hibride kështu duket. Nëse keni reflektuar ndonjëherë çfarë është ajo, ja kështu siç po na ngjan neve në këtë javë dhe në këto forma, kush nuk do ta shoh që po ngjan nuk është i gatshëm për kundërpërgjigje. Rrjedhimisht duhet të pyet vetën në anën e kujt është. Pavarësisht kësaj vendi as nuk zmbrapset as nuk ngadalësohet në proces sepse kjo është një betejë që duhet fituar dhe do të fitohet. Prandaj jam e bindur që përkundër zgjatimeve dhe formave të ndryshme të luftës hibride të gjithë do të jemi fitues ndaj saj”, ka thënë Kusari-Lila.

Lexo edhe

Video