​Kurti: Ushtria e Kosovës, ëndrra e shumë brezave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra më të mëdha.


Në vizitën që i bëri regjimentit të parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Gjilan, kreu qeveritar tha se ngritja e ushtrisë është detyrë e përbashkët dhe se qeveria e ka përkushtimin për modernizimin e saj.

Para ushtarëve që ishin rreshtuar para tij, Kurti tha Ushtria e Kosovës është ëndrra e shumë brezave.

Lexo edhe

Video