​Kurti: Të gjithë duhet të japim kontributin për zbulimin e talenteve të nxënësve

​Kurti: Të gjithë duhet të japim kontributin për zbulimin e talenteve të nxënësve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mësuesit duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i  talenteve të nxënësve, derisa ka shtuar se në këtë drejtim të gjithë duhet të japin kontributin e vet në shoqëri.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova sot ka 327 mijë e 676 nxënës edhe 23 mijë e 33 mësimdhënës, apo një mësimdhënës për 14 nxënës.

Gjatë një bashkëbisedimi me bursistë të Institutit Veror 2022 “Teach for Kosova”, Kurti tha se është shumë e rëndësishme të diskutohet lidershipi edhe aktivizmi në dritën e edukimit dhe arsimit, sepse siç tha ai, beson që dija i lëviz njerëzit.


“Mësuesi, mësuesja duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i  talenteve të nxënësve e unë besoj që secili prej neve duhet ta ketë kontributin e vet në shoqëri në këtë aspekt”.

Arsimi, sipas kryeministrit Kurti e ka për detyrë të jetë gjithëpërfshirës. Askush, shtoi më tej ai, nuk duhet të lihet anash ose mbrapa, dhe se ata që i kanë mundësitë më të mëdha i kanë edhe përgjegjësitë më të mëdha që t’i ndihmojnë të tjerët.

Kryeministri Kurti gjithashtu tha është shumë e rëndësishme që të bëhet ndërlidhja në mes të arsimit profesional dhe tregut të punës, që gjë siç tha ai, përbën edhe synim të qeverisë.

Lexo edhe

Video