​Kurti takon Krasniqin për vettingun, kreu i PDK: Shprehëm qëndrimet tona

​Kurti takon Krasniqin për vettingun, kreu i PDK: Shprehëm qëndrimet tona

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës janë takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun. Në këtë takim është diskutuar çështja e procesit të vettingut në drejtësi.

Pas këtij takimi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se çfarë u diskutua në këtë takim


“Takimi nuk ishte konfidencial ishte zyrtar dhe në sallën më të famshme pas asaj plenare. Nuk mund të them që arritëm dakordësi, ishte takim që shprehim qëndrimet tona të dy palët. Do të duhej të reflektonte qeveria” ka thënë ai.

Ai tha se procesi i vettingut është i nevojshëm, por që bazamenti nuk duhet të jetë në qeveri por në Kuvend.

“PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë është që zhvillimi i vettingut të bëhet nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ne besojmë se për të zbatuar një proces të tillë nevojitet një konsensus i gjerë”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe

Video