​Kurti takon komisionerin Varhelyi, përsërit kërkesën për liberalizim

​Kurti takon komisionerin Varhelyi, përsërit kërkesën për liberalizim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është biseduar mbi marrëdhënien ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit, si pjesë e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, me theks te angazhimi i vazhdueshëm dhe progresi që Kosova ka bërë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.


“Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në takimin që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, raportohet se ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: