​Kurti takohet me Kumnovën, flasin për fatin e të pagjeturve

​Kurti takohet me Kumnovën, flasin për fatin e të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Nestrete Kumnovën nga organizata “Thirrjet e Nënave”. Në këtë takim është diskutuar për prioritetin e qeverisë në lidhe me fatin e të pagjeturve.

Nga Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate thuhet se Kurti rikonfirmoi përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për “Thirrjet e Nënave”, në misionin për zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur dhe përmbushjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës.


“Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media, Kurti ka rikonfirmuar përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për “Thirrjet e Nënave”, në misionin për zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur dhe përmbushjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës. Kurti priti në takim aktivistet e tre brezave të familjes Kumnova. Kauza e aktivizimit të saj, filloi para se ajo të lindte. Kur Vjollca ishte dymuajshe shtatzënë, bashkëshorti i saj Gëzim Deva dhe vëllai Albion Kumnova, u rrëmbyen nga forcat serbe në Gjakovë. E rritur mes thirrjeve për të vërtetën dhe drejtësinë, me gjyshen Nesrete Kumnova, drejtuese e organizatës, “Thirrjet e Nënave”, Bleona Deva me vite kërkoi të vërtetën për babin, dajën dhe qindra persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Bleona ishte pesëvjeçare kur së pari takoi kryeministrin Kurti, në protestat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë. Së bashku me gjyshen Nesreten dhe nënën Vjollcën, ajo sot ritakoi Kryeministrin Kurti, për t’i uruar pozitën e re”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje në komunikatë thuhet se “Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutua për betejën e përbashkët dhe prioritetin e qeverisë, për ndriçimin e rasteve të personave të zhdukur, në respektim të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e tyre, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë”.

Lexo edhe

Video

error: