​Kurti takohet me drejtues të kompanisë Uber, iu kërkon ta përfshijnë Kosovën në planet e zgjerimit

​Kurti takohet me drejtues të kompanisë Uber, iu kërkon ta përfshijnë Kosovën në planet e zgjerimit

Takimet në Silicon Valley në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me drejtues të kompanisë së mirënjohur Uber, kompani kjo me të hyra vjetore prej 5.8 miliardë dollarë, e cila operon në mbi 70 shtete dhe mbi 10 mijë qytete anembanë botës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në këtë takim, kryeministri Kurti foli për potencialin dhe kapacitetet e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit.


“Mbi 650 kompani në këtë sektor, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, tregojnë për potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori. Ndërkaq shtimi i numrit të të diplomuarve në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit tregon për kapacitetin në rritje të vendit tonë”, ka thënë ai gjatë takimit me shefin e Politikave Publike të Uber.

Ai e ftoi kompaninë Uber që ta konsiderojë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë.

Lexo edhe

Video