​Kurti: S’ka datë të takimit me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë këtë të premte se nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri Kurti theksoi se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema.


Ndërsa, sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në Bruksel, do të mund të ndodh dikur në gjysmën e dytë të nëntorit, ndërsa sa i përket udhëheqësve të dy shteteve nuk ka ndonjë datë, ndonëse sipas tij kjo varet nga lehtësuesit e dialogut në Bruksel.

“Me bllokimin që ua bëri boksierëve tanë Serbia në kufij, e shpërfaqi edhe një herë fytyrën dhe thelbin e saj si shtet për ata të cilët kanë pasur dilema. Natyrisht që të gjitha këto çështje adresohen edhe në Bruksel, pra këto do të adresohen dhe para se të ketë takim në Bruksel, sepse ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë dhe takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona. Ndërkaq, sa i përket udhëheqjeve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë. Besoj, se kjo varet në masë të konsiderueshme prej ndërmjetësuesit apo lehtësuesit që është Borrel, përkatësisht emisari i tij Lajçak”, theksoi Kurti.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri në një konferencë të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Lexo edhe

Video