​Kurti shtrëngon duart me Borrell, ky i fundit përmend takimin me shefin e NATO-s

Para takimit trepalësh në Bruksel, Kurti është përshëndetur dhe fotografuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Ata kanë shtrënguar duart derisa Borrell i ka përmendur Kurtit takimin që ky i fundit e ka zhvilluar dje në selinë e NATO-s me shefin e kësaj aleance, Jens Stoltenberg.

Borrell: E keni takuar dje sekretarin e përgjithshëm të NATO-s?

Kurti: Po, po.

Borrell: Kam lexuar në gazeta, dhe ju jeni gati të dërgoni më shumë trupa në …


Kurti: Nëse është e nevojshme po.

Borrell: Eja tash, nuk do të jetë e nevojshme.

Kurti: Edhe unë kështu shpresoj.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimeve që ka zhvilluar dje ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, dhe me presidentin e Serbisë, ka thënë se misioni i KFOR-it do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

Ai gjithashtu ka kujtuar se KFOR-i është misioni më i madh jashtë territorit të NATO-s, me rreth 4.000 ushtarë dhe sipas tij prezenca e KFOR-it në veri mund të rritet nëse është e nevojshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në kryeqendrën evropiane ku pas takimit me shefin e NATO-s të mbajtur të martën, ai sot po zhvillon takime në kuadër të raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi.

Lexo edhe

Video