​Kurti: Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jenë produkt i korporatave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përmes Projektligjit për financimin e partive politike synojnë të përcaktojnë qartë të hyrat e subjekteve politike dhe ofrimin e transparëncës më të madhe.

Në diskutimin publik lidhur me këtë projektligj, kreu qeveritar tha se rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave, pasi sipas tij të njëjtat investojnë në parti, për t’iu kthyer investimi përmes tenderëve.


“Kur një korporatë jep milionët për një politikan, dëshiron që nesër ai të jetë në pushtet dhe të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve. Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave”, tha ai.

Ndryshimet në këtë projektligj i konsideroi të nevojshme edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Ndryshimet bë këtë draft ligj janë të rëndësishme dhe kanë për qëllim identifikimin e metave që janë shfaqur deri tani. Reforma e forcon kredibilitetin e zgjedhjeve. Financimi i partive politike është i rëndësisë së veçantë për funksionimin e demokracisë. Financat e partive politike duhet të jenë më të qarta dhe transparente”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.