​Kurti për raportin e Transparency International: Sinjale optimiste

​Kurti për raportin e Transparency International: Sinjale optimiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi pas raportit të Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit ku Kosova është përmirësuar për tri pikë dhe 17 vende në renditje.


Kurti shkroi në rrjete sociale se po marrin sinjale optimiste në zotimin e tyre për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit, ku veprimet e qeverisë së tij po vlerësohen pozitivisht nga Transparency International.

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, shkroi Kurti.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.