​Kurti për kërcënimet ndaj Martyt: Koha e fundit që QUINT në Beograd dhe BE ta ngrisin këtë çështje për diskutim

I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka folur për raportimet se senatori, Dick Marty, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe për t’i fajësuar kosovarët.

Kryeministri Kurti tha se shteti i Kosovës gjithmonë e ka ditur se kush është Serbia, për çka thotë se tani është koha e fundit që QUINTI në Beograd dhe Bashkimi Evropian ta ngrisin këtë çështje në strukturat më të larta shtetërore në Serbi.

“Sa i përket çështjes Maty, ku kësaj radhe nuk është autor por protagonist mund të themi që shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë e se kush është Serbia, mirëpo unë shpresoj e uroj që Quniti në Beograd, Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme e cila i tejkalon çfarëdo përmasash individuale, e përfshinë një shtet të tërë. Shërbimi sekret i Serbisë gjatë viteve të 70’ta e 80’ta jo vetëm të 90’ta ka vrarë shumë patriotë e veprimtarë shqiptarë. Andaj, këtë mënyrë të punës së shtyrë të mbrapsht ata e kanë të ushtruar ndër dekada. Ndër ata që u vranë është Jusuf e Bardhosh Gërvalla pra prindi dhe xhaxhai i ministres sonë të jashtme, dhe Kadri Zeka e deri të Enver Hadri e shumë të tjerë[…]Por në anën tjetër ne e dimë që edhe opinionin publik, në Serbi është i njoftuar për rastin Panda në Pejë ku janë vrarë të rinjtë që të fajësohet UÇK dhe më pastaj në emër të kësaj janë vrarë edhe civilët shqiptarë. Pra kjo është një metodë e njohur e shërbimit sekret serbë në veçanti për shtetin dhe popullin e Kosovës që e ka përjetuar[…]Besoj që është koha e fundit që QUINTI në Beograd dhe Bashkimi Evropian ta ngrisin këtë çështje në strukturat më të larta shtetërore në Serbi”, theksoi Kurti.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve.


Kurti foli edhe për bashkëpunimin që do të kenë me shtetin zviceranë për të marrë më shumë informacione për rastin e senatorit Dick Marty.

Kurti: Do të bashkëpunojmë me shtetin zviceranë për të mësuar më shumë

“Ne përmes Ministrisë tonë të Brendshme dhe jo vetëm do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë për këtë rast por gjithashtu ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund. Sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi dhe të shpjegohet se në 16 muajt e fundit senatori Dicky Marti paska pasur një mbrojtje super speciale për shkak të një rreziku të panjohur për neve deri më tani. Pra, nuk mjafton ky denoncim duhet ë sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër sepse qartazi nuk ka të bëjë vetëm me Dicky Martin por ka të bëjë edhe me Kosovën dhe shqiptarët”, theksoi Kurti.

Mise au Point” ka publikuar një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori , është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] ​Kurti për kërcënimet ndaj Martyt: Koha e fundit që QUINT në Beograd dhe BE ta ngrisin këtë… Ish-kreu i AKI-së: Shërbimi sekret serb tentoi ta vrasë Hashim Thaçin në vitin 2014 ​Çitaku: Qeveria të ngritë në instanca të larta planifikimin e Serbisë për ekzekutimin e ish-senatorit Marty Ben Meir: SHBA t’ia bëjë të qartë Serbisë se lidhjet me Rusinë rrezikojnë procesin e saj të integrimit Ish-kreu i AKI-së: Shërbimi sekret serb tentoi ta vrasë Hashim Thaçin në vitin 2014 Hoxhaj pyet Kurtin se “A është hapur qielli për Kosovën?” Kurti: Kemi filluar përgatitjet për aplikim në organizata ndërkombëtare ​Hoxhaj: S’pres njohje të reja dhe as anëtarësim në organizata ndërkombëtare Hoti: Krerët e shtetit gjatë vitit kanë pasur më shumë vizita në lindje se në perëndim ​Abazi për politikën e jashtme: Prej idesë së ndarjes së Kosovës jemi kthyer në pozicion kredibil ​Krasniqi: Donika Gërvalla po prodhon “memes” më të popullarizuara se skandalet humoristike Haradinaj: Qeveria Kurti po bën çmos për të mos implementuar projektet e ShBA-së ​Hoxhaj: S’pres njohje të reja dhe as anëtarësim në organizata ndërkombëtare ​Kuvendi sot debaton për politikën e jashtme […]

  • […] ​Kurti për kërcënimet ndaj Martyt: Koha e fundit që QUINT në Beograd dhe BE ta ngrisin këtë… ​OVL e UÇK-së: Kosova të mos heshtë karshi deklaratave të Dick Martyt, Specialja ta ftojë si dëshmitar Tromp: Gjykata Speciale patjetër ta intervistojë Dick Marty-n Tahiri me kërkesë ndaj Qeverisë Kurti: Të ketë angazhim serioz për kërcënimin me vdekje të Martyt ​Çitaku: Qeveria të ngritë në instanca të larta planifikimin e Serbisë për ekzekutimin e ish-senatorit Marty […]

Komentet janë të mbyllura.