​Kurti pas darkës: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona

​Kurti pas darkës: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, reagoi pas darkës joformale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se agresioni i fundit rus në Ukrainë ka shtuar mosmarrëveshjet mes dy vendeve.


“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, shkroi Kurti.

Kryeministri Kurti po qëndron në Berlin ku gjatë ditës ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. Më pas, ka pasur edhe një darkë jofromale.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.