​Kurti nuk lëshon pe për grevën: Shantazhi “kaq para” është i dëmshëm

​Kurti nuk lëshon pe për grevën: Shantazhi “kaq para” është i dëmshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëndrimi i tij për grevën në arsim.

Ai ka thënë se shantazhi “kaq para” ose nuk shkojmë në punë është i dëmshëm.

Prandaj, sipas tij edhe 50 euro është për t’u përballur nga inflacioni dhe jo si kërkesë për Projektligjin për paga.

Kreu qeveritar, duke folur për idetë për një kornizë të re për dialogun, tha se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të bëhet vetëm me marrëveshjen finale, ku në qendër të saj është njohja reciproke.


“Ky normalizim i raporteve duhet të bëhet me marrëveshje ndërkombëtarisht ligjërisht të obligueshme, në qendër të saj të jetë njohja reciproke. Qarkullojmë dokumete të ndryshme, por unë nuk mund t’i komentoj ato që qarkullojnë për të matur pulsin”, tha ai.

I pyetur për daljen në publik të planifikimit për atentat ndaj tij, Kurti tha se ai ndihet i sigurt.

“Sa jam i sigurt nuk e di, por ndihem i sigurt. Është e vërtet se kam qenë në dijeni për tri planifikimet për atentatet”.

Këto komente Kurti i bëri në konferencën për medie, gjatë samitit të digjitalizimit që po mbahet më Prishtinë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.