Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, për emërimin e Slagjna Pantoviqit në pozitën e nënkryetares së Komunës së Zveçanit.
Kjo është kuptuar nga pamjet e takimit mes Kurtit dhe dy emisarëve, e ku Kurti dëgjohet duke folur edhe për ulje tensionesh në veri.
Vendimi për emërimin e Pantoviqit është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, gjatë ditës së hënë.
Ndryshe, Sllagjna Pantoviq ka qenë kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit.
Pak para zgjedhjeve të 23 prillit, në një intervistë për KosovaPress, Pantoviq kishte akuzuar Listën Serbe se e kishte hsndërruar veriun si një Kore të Veriut ku serbët lokalë jetojnë në terror.
Pantoviq, pati thënë se se të gjithë serbët në veri janë të detyruar të zbatojnë urdhrat që vinin nga Lista Serbe, nëse i kërkohej të shkonin në tubime ishin të detyruar të dilnin, gjithashtu nëse iu kërkohej të dilnin në barrikada duhej që serbët të dilnin në barrikada.
Pantoviq, që me profesion është juriste, pati thënë se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe komuniteteve të tjera, është i domosdoshëm dhe në të mirën e të gjithëve.
Marketing

A jeni gati për FESTËN E VITIT në…
- September 28, 2023

Shkrirja e plotë e Concentrix dhe Webhelp, krijon…
- September 27, 2023

Artmotion ofron shërbimin për mbrojtje nga sulmet kibernetike…
- September 26, 2023
Lexo edhe
Projekti FIERC, vlerësohen nismat rinore që nxisin bashkëpunimin…
- September 28, 2023
Video

Sëmundjet kronike jo ngjitëse, shkaktar kryesor i vdekjeve…
- September 28, 2023

Rohde: Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga…
- September 28, 2023

Elshani: Jemi të përgatitur për çfarëdo situate në…
- September 28, 2023