​Kurti në darkë joformale me Vuçiqin dhe Lajçakun

​Kurti në darkë joformale me Vuçiqin dhe Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në një darkë joformale me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Në një foto të publikuar në media, shihet Kurti afër Vuçiqit, ndërsa edhe Lajçku, para darkës së organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz.


Para takimit, Kurti u shpreh se pret që edhe pas këtij takimi të kuptohet se e vetmja marrëveshje ligjërisht e obligueshme me qendër njohjen reciproke është opsioni më i mirë.

“Unë pres që nga ky takim që të kuptohet edhe më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ajo e cila është ligjërisht e obligueshme, e me normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti për RTK.

Kjo është herë e tretë që Kurti do të zhvillojë takim kokë më kokë me presidentin e Serbisë. Qëndrimi i sotëm në Berlin i liderëve të Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirja e Gjermanisë në dialog po konsiderohet se do t’i japë dinamikë të re tërë procesit për arritjen e marrëveshjes finale, por edhe si mundësi e përafrimit të marrëveshjeve të pazbatuara deri më tani, përfshirë edhe ajo për targat e automjeteve.

Lexo edhe

Video