​Kurti mori pjesë në përurimin e ndërtesës së Institutit të Kosovës për Administratë Publike

​Kurti mori pjesë në përurimin e ndërtesës së Institutit të Kosovës për Administratë Publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga u.d i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i MPBAP-së, Bajram Gecaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë vizituar Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), ku u priten nga drejtoresha e përgjithshme e Institutit, Refike Sulçevsit, ku bënë edhe përurimin e ndërtesës së re.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, me ketë rast kryeministri Kurti vlerësoi rëndësinë e ndërtesës që ka për IKAP-in, por edhe për vet institucionet e Republikës së Kosovës në aftësimin dhe trajnimin e shërbyesve civilë të institucioneve, qofshin ato të nivelit lokal apo qendror, si dhe për rëndësinë që ka reforma e  Administratës Publike për anëtarësimin e Kosovës në BE.


Investitorë, në këtë projekt ishin Qeveria e Republikës së Kosovës/MPBAP-ja dhe Zyra e Komisionit Evropian. Vlera e kontratës ishte, 1,681,073.79 euro, kurse periudha e realizimit të saj trevjeçare. Ndërtesa ka një sipërfaqe prej 3533.43 metra katrorë.

Për të përmbushur mandatin që ka, IKAP duhet të trajnojë së paku nga 150 pjesëmarrës çdo ditë. Hapësirat tjera të IKAP do të shfrytëzon për organizimin e trajnimeve në bashkëpunim me projektet e organizatave donatore, që janë të përfshira në trajnimin e nëpunësve të shërbimit civil.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: