​Kurti: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci

​Kurti: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci

Për aksidentin tragjik që ndodhi në mëngjesin e së dielës në Kroaci e ku u përfshi autobusi nga Kosova me bashkëatdhetarë, ka reaguar kryeministri Albin Kurti.

Kurti thotë se me pikëllim mori lajmin për aksidentin.


Ndërkohë që për në Koraci tashmë është nisur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: