​Kurti kritikon BE-në për mosliberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar Bashkimin Evropian lidhur me mosliberalizimin e vizave për qytetarët e vendit. Kritika këto që kryeministri i bëri me të arritur në Samitin në Bërdo, afër Kranjit të Sllovenisë ku po marrinë pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Megjithëkëtë, Kurti nënvizoi se shpreson që ky samit do ta bëjë Bashkimin Evropian të mbetet besnik ndaj thelbit të saj, atë të zgjerimit, duke shtuar se BE-ja duhet të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë që të bëhet Evropë.

Kurti shpreson që 5 vendet e BE-së së shpejti ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi për herë të dytë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ka qenë një padrejtësi e madhe, ka patur mungesë drejtësie ndaj qytetarëve të vendit tonë të cilët kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se ky samit do ta bëjë BE -në të mbetet besnike ndaj thelbit të saj,  që është zgjerimi, si proces historik dhe projekti më i rëndësishëm politik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. BE -ja duhet të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë që të bëhet Evropë, dhe Ballkani Perëndimor është rajoni i cili i mungon BE -së për t’u bërë Evropë. Ne jemi në Evropë por BE duhet të bëhet Evropë. Janë pesë shtete që nuk na kanë njohur dhe shpresoj që ata së shpejti do të bashkohen me vendet e tjera që na njohin, por përsëri në marrëdhëniet tona drejt BE -së, ne jemi kritikë, por pa u hidhëruar dhe pa pasur frikë, kështu që unë avokoj kundër frikës nga ana e BE -së , dhe kundër hidhërimit nga ana e Ballkanit perëndimor”, tha Kurti.


Kurti tha se nuk do të orientohen nga Kina e Rusia, me ç’rast shton se nga këto të dyja vende nuk është marrë asnjë vaksinë antiCOVID-19.

“Unë jam kritik sepse mund të ishte më mirë, por unë akoma shpresoj se BE -ja po i qëndron besnike thelbit të saj, që është zgjerimi. Konsolidimi i brendshëm i BE -së dhe zgjerimi i jashtëm nuk janë reciprokisht përjashtues, është e kundërta. Ne kurrë nuk kemi marrë një vaksinë të vetme nga Federata Ruse ose Kina. BE është fati ynë dhe Evropa është kontinenti ynë. Ne po bëjmë çmos, e vetmja zgjidhje afatgjatë, e drejtë dhe e qëndrueshme është njohja reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ne kemi nevojë për sundim të ligjit kundër korrupsionit dhe oligarkëve, kemi nevojë për demokartizim kundër autokratëve”, deklaroi Kurti.

Në këtë samit po merr pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Urusa von der Leyen.

Ajo tha se Bashkimi Evropian do të duhet që të dërgoj mesazh pozitivë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen BE-së, kjo edhe pavarësisht negoviatave të ngecura.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: