​Kurti: Kosova e refuzon idenë e Novi Sadit për zonën Shengen, s’ka vizion për rajonin

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova e refuzon ashpër idenë e mini-shengenit Ballkanik. Para liderëve rajonalë në Forumin e Prespës për Dialog, kreu qeveritar tha se kjo iniciativë s’ka vizion për rajonin dhe se krijojnë konfuzion ndërmjet vet shteteve rajonale.

Si propozime, Kurti shpalosi idetë e tij për progresin e vendeve ballkanike.

“T’i ikim përgjegjësive tona me veprime që në fund krijojnë ende më shumë konfuzion mes nesh dhe i japin mundësi palëve të tjera që gjërat të tilla t’i shfrytëzojnë. Kështu është edhe ideja e Novi Sadit për zonën Shengen, ajo është iniciativë që s’ka vizion për rajonin dhe si të tillë Republika e Kosovës e refuzon ashpër. I inkurajon të gjithë që të kthehemi në agjendën e BE-së dhe marrëdhëniet transatlantike. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentailizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n dhe mbështesin Federatën e Rusisë”, tha ai.


Kryeministri Kurti tha se ndërtimi i shoqërive demokratike në rajon bëhet vetëm duke pranuar të vërtet dhe mos mohuar dhe refuzuar realiteti i së kaluarës.

“Në vend që të vazhdojmë të ndjehemi të frusturar nga ana e BE-së duhet të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe çfarë të bëjmë ne që të arrijmë aty. Në fund të fundit vet ne jemi larg nga të qenit të përkryer dhe nëse shohim brenda do të kuptojmë se ne kemi shumë probleme. Ekziston lufta me pushtete autoritare, kundër monopoleve kriminale, kundër thyerjes së shtetit të drejtës dhe mospranimi i të vërtetave historike dhe aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike mes kombeve tona vetëm nëse mohojmë çka ka ndodhur dhe refuzojmë ta pranojmë realitetin se më këtë do të ndryshojë situata. Duhet të shohim nga vetja sepse për pyetje të rëndësishme mund të paraqitet kur është e mundshme të kemi përgjigje”, u shpreh Kurti.

Krahas kësaj, kreu qeveritar, liderëve rajonalë iu tha se progres rajonit i sjell demokratizimi më i madh dhe bashkëpunimi transatlantik.

“Në samitin e Tiranës propozova një kornizë që sjell progres për të gjithë. Këtu dëshiroj të hap tre tema që janë të rëndësishme për rajonin tonë dhe bashkëpunimin transatlantik dhe janë të ngjashme me tre pika të cilat u shtjelluan në parlamentin tonë nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë. E para është demokratizimi i Ballkanit Perëndimor t’i shpejtojmë reformat për të bërë tranzisionin tonë më funksionale duhet të kemi demokraci të institucionalizuar, demokraci që pushteti më i madh është në duart të popullit. Ndarja e pushtetit që mban balancë, liritë mediave e shprehjeve e protestave pa frikë. Po ashtu edhe ekonomia është e rëndësishme për të gjithë”, tha ai.

Lexo edhe

Video