Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Ndërkohë vuri në pah nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Kurti në adresimin e tij para mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se përmes dakordimit të së hënës në Bratislavë, 25 përqind e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale në veri do të zhvendosen diku tjetër ku kanë nevojë, po në ato komuna.
Kjo sipas tij po ndodh pasi në dy javët e fundit situata në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit ka qenë shumë më e qetë.
Ndërkaq, theksoi nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.
Po ashtu, Kurti nënvizoi se mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, por sipas legjislacionit në fuqi dhe pas stinës së verës.
Krahas këtyre, Kurti vuri në pah nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
Pasi sipas tij, dy palët duhet të negociojnë mbi bazën e pozicioneve të barabarta.
Ai po ashtu theksoi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi, dy palët duhet të pranojnë publikisht se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme.