​Kurti i bindur që do të fitojnë në balotazhe: Jemi më të fortë

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tashmë është deklaruar për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Ndonëse nuk e fitoi asnjë komunë, por Kurti është shprehur i kënaqur me rezultatet që kanë arritur kandidatët e Vetëvendosjes nëpër komuna. Vetëvendosje tashmë do të shkojë në balotazh në disa komuna e përçka Kurti shprehet se do të angazhohen për të parë se si do të vijojnë planet se si të ecin më tej. I pari i VV-së u shpreh i bindur që do të fitojnë në secilën komunë ku janë në balotazh.

Ai në një konferencë nga zyrat e VV-së, tha se si kryeministër është krenar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.

“Si kryeministër jam fort krenar që kishim miq nga BE të cilët vëzhguan edhe demokracinë tonë e cila mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit dhe jo vetëm, ata panë se përveç xhudos, filmit dhe programit të vaksinimit Kosova shkëlqen edhe me organizimin e procesit zgjedhor. Si kryetar i VV jam shumë i kënaqur që të shoh kaq shumë kandidatët tanë në balotazh. Njësoj sikur që jam i kënaqur me nivelin e lartë të besimit dhënë asmablistëve tanë gjithandej Kosovës[…]Do të qëndrojë pranë dhe i gatshëm të punojë me secilin kryetar komune me të cilët ndajmë vlerat demokratike e që është i gatshëm të bëjë punë e vështirë e reformave të thella. Nuk e kemi luksin për asgjë më pak. Urime të gjithë kandidatëve dhe mund t’iu them qysh tash se kjo është një festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Poashtu më duhet të them se kandidatët e VV do të jenë gjithandej duke u angazhuar për secilën votë në vijim. Nuk e kemi luksin për asgjë më pak”, tha Kurti.

Kurti shprehet i bindur se do të fitojnë kudo që janë në balotazh

“Tash që jemi të parët edhe në nivel komunal dhe parlamentar në Republikën e Kosovës pa dyshim që kjo na bënë më të kënaqur sepse kur nuk kemi qenë më të fortë dhe më të fuqishëm. Në balotazh synojmë të fitojmë kudo që jemi në balotazh prandaj them që kandidatët e VV do të angazhohen përditë për çdo votë”, tha Kurti


Ndërsa lidhur me kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, Kurti thotë se ai më 15 nëntor do ta marrë edhe postin e të parit të kryeqytetit.

“Është liruar nga detyra dhe është në garë për Prishtinë ku prinë qartazi dhe unë jo vetëm që shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me 15 nëntor do ta marrë detyrën aty  ku duhet dhe kanë thënë qytetarët e kryeqyteti”, u shpreh Kurti.

Kurse sa i përket krahasimeve të rezultatit të Vetëvendosjes nga zgjedhjet e 14 shkurtit me ato të 17 tetorit, Kurti tha se lista në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk mund të krahasohet. Kjo meqë sipas tij lista kryesohej prej tre personave që tani janë në krye të institucioneve të shtetit.

“Tash, sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit unë nuk besoj që duhet t’i krahasojmë me zgjedhjet e 17 tetorit sepse në atë listën e përbashkët në krye kanë qenë të njerëz që drejtojnë tri institucione nuk mund të krahasohen lista nëpër komuna me atë listë, ajo listë është e pashembullt jo vetëm në Kosovën e pasluftës. Në atë listë ku presidentja, kryemplarmanetari dhe unë jemi në kry nuk ka aso liste më ku me ditë sa vjet e sa dekada. Nuk mund ta krahasojmë atë listë me këtë listë dhe problemet lokale janë natyre tjetër me ato nacionale”, deklaroi ai.

Kurse lidhur me humbjen e Agim Bahtrit në Mitrovicë, i pari i Vetëvendosjes tha se ka pritur tjetër rezultat. Me ç’rast thotë se duhet të analizohet pse ndodhi kjo, mbase siç thotë nuk ndihmuan mjaftueshëm Bahtirin.

“Sigurisht që kam pritur rezultat tjetër edhe këtë duhet ta analizojmë pse ka ndodhur. Mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtirin të cilin e falënderoj përzemërsisht për kontributin, angazhimin e tij dhe për besnikërinë ndaj VV dhe korrektësinë në raporte të tij me mua si kryetar dhe kryeministër”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: