​Kurti e Haskuka takojnë zejtarët, premtojnë se do ta fuqizojnë qendrën historike

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka i shoqëruar nga kryeministri, Albin Kuri kanë vizituar shoqatën “ESNAF” dhe për të cilët ofruan mbështetje dhe mundësi më të mira për zhvillimin e tyre.

Nga aty Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se prodhuesve  dhe zejtarëve mund tu ndihmojnë duke rregulluar dhe fuqizuar qendrën historike dhe shadervanin.

Ndërsa sipas tij edhe zona ekonomike dhe parku inovativ në Prizren duhet të jenë në shërbim të zejtaravë.

“Është rregullimi dhe fuqizimi i qendrës historike dhe shatërvanit sepse ai është vendi ku është tregu i natyrshëm i prodhimeve zejtare[…]tjera është parku i biznesit dhe zona ekonomike që duhet të jetë në shërbim tuajin dhe është një lidhje në mes të zejtarisë, arsimimit profesional për zejen dhe rinisë tonë e cila mund ta ketë dëshirën por edhe talentin por nuk e ka dijen ka shumë njerëz në vendin tonë me dëshire dhe talent dhe atyre duhet tu ofrohemi edhe me zanat por edhe me shkollë për zanat e unë besoj që shoqata ‘ESNAF ‘ është një platformë e mirë ku këto mund t’i bëjmë bashkë”, tha Kurti.


Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidatja i LVV-së edhe për një mandat tjetër, Mytaher Haskuka para përfaqësuesve të shoqatës “ESNAF”, u zotua se do funksionalizojë zonën ekonomike të Prizrenit.

“Nga një Prizren që ka humbur zonën industriale në tre vitet e fundit jemi mundur të krijojmë hapësira për investime brenda komunës kemi pasur probleme legjislative por shpresoj se tash me asamblenë e re ku do votohen nismat e komunës dhe me qeverinë që do i mbështesë propozimet e komunës do ketë mundësi do ta funksionalizojnë zonën ekonomike të Prizrenit që është më e madhja në Kosovë”, tha ai.

Pretendeti edhe për një mandat qeverisës në Prizren, Mytaher Hakskuka u shpreh se synojnë ta bëjnë Prizrenin një qendër të prodhimtarisë.

“Në Prizren një betoni e ish-Bechtel&Enke-s mund të kthehet e cila është në fshatin Zhur edhe ajo mund të kthehet për industrinë më të rendë do ketë investime edhe aty. Të gjitha këto projekte thelbësore është se unë besoj fuqishëm në ndërmarrësitë e komunës së Prizrenit që janë në ESNAF”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka kanë vizituar edhe shoqatën e Zejtarëve në këtë komunë./B.Ibishi/

Lexo edhe

Video