​Kurti dhe Plenkoviq zotohen për fuqizim të marrëdhënieve mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ceremoni të lartë shtetërore sot ka pritur homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq. Pas takimit të përbashkët që zhvilluar të dy kryeministrat u deklaruan se të të dyja vendet do punojnë që të fuqizojnë marrëdhëniet politike dhe ekonomike në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se në takim kanë biseduar për  zbatimin e 12 marrëveshjeve në mes dy vendeve si dhe 7 marrëveshjet të tjera që shpresojnë të finalizohen së shpejti.

“Në takimin e sotëm biseduam për raportet miqësore dhe mënyrat se si mund t’i intensifikojmë dhe forcojmë edhe më shumë ato.  Folëm për zbatimin e 12 marrëveshjeve dy palëshe që kemi tani për tani për arsimin, shkencën, kulturën dhe ekonominë dhe 7 marrëveshjeve të tjera që shpresojmë të finalizohen së shpejti. Biseduam për mundësinë dhe potencialin që kanë dy qeveritë tona për bashkëpunim bilateral që do siguroj ringjallje më të shpejt nga kriza e shkaktuar si rezultat i COVID-19 duke përfshirë edhe ngritjen e investimeve dhe shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare[…] Në frontin ekonomik jemi të bindur se mund të punojmë së bashku për të zbuluar fusha bashkëpunimi si forumet e bizneset  shkëmbimit të përvojave në fushën e mbrojtjes konsumatori anti-damping ,synimi i Kosovës është i qartë ne jemi të përkushtuar që t’i bashkohemi NATO dhe BE-së prandaj për ne Kroacia shërben si shembull i shkëlqyer”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mbështet idenë për tregun e përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. 

“Ne mbështesim edhe bashkëpunimin  e integrimin rajonal i kuptojmë plotësisht përfitimet  e mëdha që vijnë nga një treg i përbashkët dhe i hapur dhe më i madh ku mallrat dhe shërbimet qarkullojnë lirshëm. Andaj ne mirëpresim  tregun e përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe me pjesëmarrjen e  BE dhe kemi  propozuar që të përmirësojmë atë  duke futur mekanizma të rinj të pavarur si Autoritetin Mbikëqyrës dhe një Gjykatë me marrëveshje tregtare të quajtur SEFTA pra një lloj avancimi i CEFTA gjithnjë përbrenda Procesit të Berlinit dhe BE-së“, tha ai. 


Kurti homologun e tij kroat e falënderoi edhe për mbështetjen në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ndërsa, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq tha se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe shtetit që ai drejton janë miqësore dhe do angazhohet që edhe më tej të përmirësohet raportet e tyre në çdo fushë.

“Sot i shqyrtuam marrëdhëniet tona bilaterale dhe konstatuam që marrëdhëniet janë miqësore në mes të dy popujve dhe dy shteteve, me shumë mirëkuptim dhe me shumë dëshirë që këto marrëdhënie të përmirësohen. Shkëmbimi tregtar i cili para COVID-i ka qenë diku 100 milion euro në vit , mendoj se ka mjaftë hapësirë të jetë edhe me e madhe. Prandaj jam i gëzuar që janë me mua këtu edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe përfaqësuesi i Konqarit, Eriksona Nikola Tesla të cilët kanë në  bashkëpunim me shumë kompani të Kosovës, besoj se vizita e tyre sot dhe bisedimet  që do të kenë me kompaninë e Telekomit dhe kompanitë Elektro-energjetike do të sjell deri të arritja e marrëveshjeve dhe poneve e kontratave të cilat do te mundësojnë që njohurit më të mira të cilat Konqar me traditë 100 vjeçare që ka, në domenin e saj edhe Erikson Nikola Tesla e cila prin në inovacione dhe në zhvillimin e 5G”, u shpreh ai.

Kryeministri I Kroacisë, Andrej Plenkoviq në kuadër të vizitë së tij në Kosovës ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 Kryeministri kroat po ashtu do të vizitoj edhe komunitet kroat në Kosovë por edhe ushtarët e këtij shteti që janë në Kosovë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] e Kroacisë për liberalizimin e vizave Komandanti i KFOR-it Kajari takohet me Plenkoviq ​Kurti dhe Plenkoviq zotohen për fuqizim të marrëdhënieve mes dy vendeve Kosova dhe Kroacia shumë shpejt me marrëveshje në fushën e blerjeve […]

Komentet janë të mbyllura.

error: