​Kuka: Distria Krasniqi po i ofrohet top-3-shes më të mirë në botë në kategorinë 52 kg

​Kuka: Distria Krasniqi po i ofrohet top-3-shes më të mirë në botë në kategorinë 52 kg

Distria Krasniqi sot është stolisur me medalje të argjendtë në turneun “Grand Prix 2022” që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovare në finale luftoi për medalje të artë por u mposht nga xhudistja japoneze Abe Uta, raporton KosovaPress.


Përkndër se nuk e fitoi të artën, trajneri i Krasniqit, Driton Kuka është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e saj, derisa ka paralajmëruar se ajo po i ofrohet top-3-shes më të mirë në botë në kategorin e re 52 kilogams.

“Pikët e para Olimpike i shënuam sot në Zagreb. Disi ishte e shkëlqyeshme deri në finale me Japonezen Abe. Dy Kampione Olimpike u ndeshën në finale. Abe Uta sot ishte më e disponuar dhe me më shumë fat kurse Disi tashmë në kategorinë e re po afrohet te Top 3 më të mirat në botë. Abe Uta dhe Buchard tashmë e dinë që Disi po vjen.”, ka shkruar Kukan ë “Facebook”.

Sot në këtë garë luftoi edhe Flaka Loxha, por e cila u ndal në çerekfinale.

Lexo edhe

Video