​Kujtim Gashi emërohet nënkryetar i Komunës së Prizrenit

​Kujtim Gashi emërohet nënkryetar i Komunës së Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Tashmë është mësuar emri i nënkryetarit të Komunës, e që është ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.


Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qendror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20-vjeçare. Po ashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asamblist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Përvoja e tij shumëvjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. 

Lexo edhe

Video