​Kryeziu kryen lëshimin e parë në Lojërat Olimpike Dimërore

​Kryeziu kryen lëshimin e parë në Lojërat Olimpike Dimërore

Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Skitarja nga Kosova ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Ajo u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda, në një garë ku konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, tranmseton KosovaPresa.


Kiana po garon si vajza e parë nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore.

Gara e radhës për 17-vjeçaren është e planifikuar për ditën e nesërme nga ora 07:30.

Së bashku me Kryeziun, në këto Lojëra Olimpike, Kosovën po e përfaqëson edhe skitari Albin Tahiri.

Lexo edhe

Video