​Kryetari Ismajli vizitoi QKMF-në ” Dr. Vezir Bajrami” në Shtime

​Kryetari Ismajli vizitoi QKMF-në ” Dr. Vezir Bajrami” në Shtime

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka vizituar të mërkurën Qendrën e Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Vezir Bajrami” në këtë komunë.

Qëllimi i vizitë së të të parit të Shtimes ishte për të parë nga afër kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime mjkësore.

Kryetari Ismajli ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Musë Baftiu, ndërsa u priten nga ud. drejtoresha e QKMF-së, Arbëresha Syla.


Me këtë rast, kryetari Ismajli vizitoi edhe emergjencën, mjekësinë familjare, ambulancën stomatologjike, laboratorin dhe qendrën anti-Covid.

Kryetari Ismajli ka përgëzuar ud.drejtoreshën Syla dhe personelin mjekësor për angazhim dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

Në anën tjetër ud. drejtoresha Arbresha Syla e njoftoi kryetarin për të arriturat e gjerëtanishme si ajo e zgjatjes së orarit në sektorët e stomatologjisë, rëntgenit, barnatores dhe laboratorit, gjithë kjo në kuadër të rritjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.- shtoi tutje drejtoresha Syla.

Lexo edhe

Video